Vazeline me trendafil

SKU: PROD-17427
I sugjeruar
Vlerësuar 0nga 5 bazuar në 0vlerësimin e klientit
(0 vlerësime nga klientët)
Vazelina me esencë trëndafili ndihmon në hidratimin e lëkurës suaj të thatë dhe në gjallërimin e saj. Është produkt ideal për manikyr dhe pedikyr. Fal butësi për kohë të gjatë në lëkurën tuaj. Përdoret mbi lëkurë. Mund ta vendosni mbi trupin tuaj në veçanti mbi gjunj, bërryla, buzë, në pjesën rreth thonjve dhe në këmbë. Pasi të vendosni bëni masazh me të. Pesha 100 ml. M...
Disponueshmëria:

201 në magazinë

500 L

Përshkrim

Vazelina me esencë trëndafili ndihmon në hidratimin e lëkurës suaj të thatë dhe në gjallërimin e saj. Është produkt ideal për manikyr dhe pedikyr. Fal butësi për kohë të gjatë në lëkurën tuaj. Përdoret mbi lëkurë. Mund ta vendosni mbi trupin tuaj në veçanti mbi gjunj, bërryla, buzë, në pjesën rreth thonjve dhe në këmbë. Pasi të vendosni bëni masazh me të. Pesha 100 ml. Mbajeni larg femijeve. Paketimi kuti plastike.

  1. Ndërsa vendosni vëthë:

Nëse i keni shpuar dy herë veshët tuaj ose do të vendosni vëthë pas një kohe shumë të gjatë së pari lyeni me vazelinë veshin tuaj. Kështu do e keni më të lehtë të vendosni vëthët.

  1. Çamçakëzi i ngjitur në flokët tuaj:

Sapo të ngjitet çamçakëz në flokët tuaj merrni pak vazelinë dhe tërhiqni drejt poshtë çamçakëzin. Gjatë këtij procesi mos nxitoni, kështu edhe nuk dëmtoni flokët.

  1. Njollat e bojës së flokëve:

Nëse keni vendosur të lyeni flokët vendosni pak vazelinë në ballë dhe në rrëzën e flokëve. Kështu nëse vendosni mbi ballë, veshë dhe qafë edhe nëse boja do të prekë në këta pjesë nuk do të mbetet njollë.

  1. Thonj të thatë:

Mund të përdorni vazelinë edhe për përkujdesjen e thonjve dhe pjesës së lëkurës rreth tyre.

  1. Njollat e makiazhit:

Nëse mbi rroba janë formuar njolla prej makiazhit, për shembull njolla të buzëkuqit, mos u mërzisni. Mund ta hiqni menjëherë me anë të pak vazeline. Njëkohësisht edhe njollën e buzëkuqit që mbetet në dhëmbë mund ta hiqni më lehtësisht dhe më pastër me anë të vazelinës. E njëjta gjë mund të bëhet edhe për njollat e makiazhit mbi lëkurë, pasi vazelina i hap poret e lëkurës duke i zbutur dhe kështu ndihmon në pastrimin e lëkurës.

Nëse e përdorni vazelinën para se të përdorni makiazh, makijazhi që do të vendosni do të jetë më i ndritshëm, më natyral dhe më afatgjatë.

  1. Flokë të këputura:

Nëse keni maja në flokë ose e thënë ndryshe flokë të këputura, pra jo të shëndetshme mund të kujdeseni për ta duke përdorur pak vazelinë.

  1. Mbron lëkurën dhe e riparon atë:

Nëse dëshironi të dilni të ecni në temperatura të ftohta vendosni pak vazelinë mbi fytyrën dhe duart duaja para se të dilni jashtë.

  1. Pas rruajtjes:

Tek meshkujt pas rruajtjes krijohet djegie në lëkurë. Nëse përdorni vazelinë kjo do të ndihmojë në freskimin dhe zbutjen e lëkurës. Kështu mund të përdorni vazelinën ashtu si çdo produkt pas rruajtjes për ruajtjen e lëkurës. Kjo do të mundësojë që lëkura të jetë e butë.

  1. Ju ka ngecur unaza në gisht?

Nëse unaza që keni vendosur në dorë në mëngjes në darkë ka ngecur në gisht dhe nuk del, vendosni pak vazelinë në gisht dhe më pas fërkojeni. Kështu mund të hiqni lehtësisht unazën nga dora.

  1. Ndriçues në ngjyrë çokollate:

Merrni një copë çokollate dhe pak vazelinë. Lërini në mikrovalë të dy këta produkte deri sa të shkrijnë totalisht. Pasi të jenë shkrirë përziejini. Ja ku e keni gati!

  1. Doni të shpëtoni nga makijazhi që nuk hiqet?

Vazelina njëkohësisht është një produkt që e heq lehtësisht makijazhin. Pasi të vendosni pak vazelinë mbi fytyrë fërkojeni. Ndërsa më pas lajeni me ujë.

  1. Qerpikë të gjatë dhe të shpeshtë

Nëse dëshironi të keni qerpikë të gjatë dhe të shpeshtë ja një sugjerim për ju. Merrni një furçë të vjetër rimeli, lajeni mirë dhe sigurohuni që mbi të nuk ka mbetur asnjë pjesë rimeli. Pasi të vendosni pak vazelinë në të lyeni qerpikët sa herë që t’iu jepet mundësia.

  1. Makiazhi në gjendjet urgjente:

Nëse ju duhet të përdorni makijazh por keni pak kohë në dispozicion dhe buzëkuqi që keni në dorë është mjaft i vjetër përziejeni atë në një enë bashkëme pak vazelinë. Kështu keni përfituar buzëkuqin e ri!

  1. Këmbë të buta

Nëse ankoheni për lëkurën e thatë të këmbëve ose për thembra të plasaritura vendosni pak vazelinë në këmbët tuaja para se të shtriheni. Bëni masazh në mënyrë që lëkura ta përthithë vazelinën dhe më pas vishni çorape. Në mëngjes do të vini re se këmbët tuaja do të jenë të buta.

  1. Buzët:

Nëse doni të përkujdeseni për buzët tuaja dhe doni t’i hidratoni ta mund të përfitoni nga veçoria e fortë hidratuese e vazelinës. Për këtë arsye ju këshillojmë që para se të shtriheni të vendosni rregullisht vazelinë mbi buzët tuaja.

  1. Merrni vetullat nën kontroll:

Nëse ankoheni që shkojnë sa në një anë në tjetrën pasi të vendosni pak vazelinë në majë të gishtave mund ta vendosni mbi vetulla në drejtimin që ju dëshironi. Kështu do të merrni vetullat tuaja nën kontroll.

Përveç të qenit një produkt mjaft i lirë përdoret edhe si lëndë parësore nga firmat kozmetike për shkak se është shumë efektiv. Vazelina zbut duart me formën e saj natyrale dhe është një krem që mund të qëndrojë për kohë të gjatë në lëkur pasi fal edhe shkëlqim.

Dobitë e vazelinës dhe fushat e përdorimit

Njëra prej metodave më të shpeshta për hidratim është përdorimi i vazelinës. Vazelina jo vetëm që hidraton lëkurën por në fakt është zgjidhje për shumë probleme.

  1. Parfum me ndikim më të gjatë:

Vendosni pak vazelinë aty ku do të vendosni pargum dhe më pas hidhni parfumin. Në fund të ditës do të vini re se ndikimi i parfumit do të jetë më i gjatë.

Vlerësim (0)

0
0
0
0
0
0

Shtoni një vlerësim

1 2 3 4 5